Google ADS

Moti i keq në Lezhë, policia: Përmbyten e dëmtohen disa ura, bëni kujdes për shkak të lagështirës

14:24 | 8 Janar 2021
Arbresh.info

Drejtoria Vendore e Policisë së Lezhës vjen me një njoftim rreth gjendjes aktuale të akseve rrugore në Qarkun e Lezhës, pas reshjeve të dendura të shiut dhe iu bën thirrje drejtuesve të mjeteve të tregohen të kujdesshëm për shkak të lagështisë në rrugë.

Në njoftim thuhet se si pasojë e shirave në lagjen “Varosh” ka pasur rrëshqitje dheu duke rrezikuar disa banesa dhe se janë marrë masat e nevojshme për sigurinë e banorëve.

Po ashtu, Në Njësinë Administrative Kallmet është përmbytur ura që e lidh fshatin Kallmet ne aksin rrugor Lezhë-Shkodër.

Ndërsa, në Njësinë Administrative Dajç është përmbytur, që lidh fshatrat e kësaj njësie, si dhe është dëmtuar “Ura e Gjadrit ” që lidh fshatrat Zojs dhe Grash.

Më tej në njoftim thuhet se, në fshatin Fushë Gjormë ,Kurbin është përmbytur një banesë. Nga sherbimet e Komisariatit Kurbin janë marrë masat për evakuimin e banorëve.

Njoftimi i plotë:

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Njoftim për gjendjen e akseve rrugore në Qarkun e Lezhë,si pasojë e rënies së shirave.

Shërbimet e Qarkullimit Rrugor, Patrullës, SPZ si dhe drejtues të Komisariateve janë në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet e pushtetit Lokal, Bashkitë, me qëllim verifikimin e gjendjes së kalueshmërisë së rrugës, si pasojë e rënies së shirave në qarkun Lezhës

Si pasojë e shirave në lagjen “Varosh” ka pasur rrëshqitje dheu duke rrezikuar disa banesa,shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me autoritetet vendore, kanë marrë masat e nevojshme për sigurinë e banorëve .

Në Njësinë Administrative Kallmet është përmbytur ura që e lidh fshatin Kallmet ne aksin rrugor Lezhë-Shkodër.

Në Njësinë Administrative Dajç është përmbytur ura që lidh fshatrat e kësaj njësie.

Është dëmtuar “Ura e Gjadrit ” që lidh fshatrat Zojs dhe Grash.

Në fshatin Fushë Gjormë ,Kurbin është përmbytur një banesë. Nga sherbimet e Komisariatit Kurbin janë marrë masat për evakuimin e banorëve.

Gjatë gjithë natës, shërbimet e Policisë kanë ndjekur dhe monitoruar prurjet e lumenjëve, akset rrugore urbane dhe interurbane, në koordinim me autoritetet Vendore, me qëllim parandalimin e dëmeve në pronat apo dhe në jetën e njerëzve.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë ju bën thirrje drejtuesve të mjeteve të tregohen të kujdesshëm për shkak të lagështisë në rrugë, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën./TCH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme