Skuadra nga Birminghami do të luajë me ekipin e dytë dhe me lojtarë nga akademia në rrethin e tretë të FA Cup sonte pasi disa lojtarë të skuadrës së parë janë infektuar me koronavirus
Liverpooli shihet si favorit sonte ndaj Aston Villës, në rrethin e tretë të FA Cup.
Në fakt, për shkak të shfaqjes së COVID-19, lojtarët e ekipit të parë të skuadrës nga Birminghami nuk do të jenë pjesë e kësaj loje.
Prandaj, trajneri Dean Smith duhet ta improvizojë një ekip me lojtarë të skuadrës U-23 dhe të akademisë për ndeshjen me “Reds”.
Madhe, edhe ekipin do ta drejtojë trajneri i ekipit U-23, Mark Delaney, shkruan Gazeta Express.
Nga ana tjetër, edhe trajneri Jurgen Klopp do t’ua japë rastin disa futbollistëve të rinj.
Sidoqoftë, kampioni aktual anglez pret fitore në këtë duel për të kaluar në fazën tjetër të FA Cup.
Në duelin e fundit të tyre, Villa kishte fituar me rezultat të thellë 7:2 ndaj Liverpoolit në muajin tetor.
Ndeshja në mes të Aston Villës dhe Liverpoolit zhvillohet sonte duke filluar nga ora 20:45./Arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...