Kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, ka mbajtur një konferencë për media, ku ka folur për lëndët e kryera gjatë vitit 2020.
Ai ndër të tjera ka thënë se viti që e kemi lënë pas ishte vit i vështirë sa i përket krizës me pandeminë COVID-19, raporton arbresh.info.
“Edhe pse ky vit ishte jashtëzakonisht i vështir dhe i rëndë për ne edhe për tërë Kosovën, mirëpo për tërë globin, me që ishim në kohë pandemi kur e tërë bota ishte në krizë. Ne si sistem i drejtësisë ishim të angazhuar maksimalisht, edhe pse me vendimin e qeverisë edhe me vendimin e Këshillit Gjyqësor, ne ishim të detyruar që stafin ta reduktojmë e të punojmë me staf minimal, në mënyrë që të punojmë vetëm në atë raste që kemi të bëjmë me masat e përkohshme , ku kemi të bëjmë më paraburgimet apo ndonjë vendim që kishte dalur me çështje statusore”, ka thënë Shala.
Shala, gjithashtu ka deklaruar se Gjykata e Apelit e ka bërë të pamundurën gjatë vitit 2020, ku gjatë vitit të kaluar ishin infektuar me koronavirus 13 gjyqtarë e 40 staf mbështetës.
“Ne si Gjykatë e Apelit kemi bërë të pamundurën që situata e krijuar të kaloj sa me më pak pasoja e të nxjerrim më të mirën nga viti 2020. Gjatë vitit 2020, trembëdhjetë gjyqtarë janë infektuar me COVID-19, dhe 40 ishin staf mbështetës. Gjatë këtij viti i kemi kryer 15.800 lëndë edhe pse në kushte jashtëzakonisht të vështira, sepse vitin 2020 e kemi filluar me 11.640 lëndë të cilat kanë qenë të vjetra që nga vitit 2015 deri në vitin 2019”, ka deklaruar Shala.
Ai ka thënë se në vitin e kaluar kanë arritur mbi 14 mijë lëndë në Gjykatën e Apelit.
“Gjatë vitit 2020 kanë arritur edhe 14.219 lëndë e duke i bashkuar më lëndë të tjera që i kemi pasur i bie mbi 25 mijë lëndë, prej tyre i kemi kryer 15.048 lëndë”, ka thënë Shala.
Ndër të tjera Shala, ka theksuar se në lëndë civile kemi punuar shumë sepse aty ka ngecje të lëndëve, ku e kemi filluar vitin me 9.916 lëndë, kanë ardhur edhe 6.555, ndërsa i kemi kryer 7.476 lëndë./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...