Lionel Messi është futur bindshëm në garë për trofeun “Pichichi”, për golashënuesin më të mirë në La Liga, falë dy golave që i shënoi në fitoren e Barcelonës kundër Athletic Club.
Messi e ka fituar çmimin për golashënuesin më të mirë në La Liga plot shtatë herë dhe ai do të kërkojë ta fitojë të tetin në atë që mund të jetë sezoni i tij i fundit në Barcelonë.
Dygolëshi kundër Athletic e çon në nëntë numrin e golave të tij deri tani këtë sezon, aq sa kanë edhe treshja Iago Aspas, Luis Suarez dhe Gerard Moreno.
E pabesueshme por Messi e shënoi vetëm një gol në gjashtë ndeshjet e para këtë sezon, por u zgjua nga gjumi më kohë.
Ai i ka shënuar katër gola në katër ndeshjet e fundit dhe ndeshja e vetme në të cilën ai dështoi të shënojë ishte kundër Huescas, falë një paraqitjeje të mrekullueshme nga portieri Alvaro Fernandez.
Për më tepër, Messi u duk shumë i lumtur dhe se po e shijonte lojën për herë të parë këtë sezon mbrëmë kundër Athletic./Arbresh.info/
Hasani pret homologun polak: Jemi të gatshëm të punojnë së b...
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...
Abdixhiku pret në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier dhe ...
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin