Portugalia do të përpiqet t’i organizojë konferencat e para ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në gjysmën e parë të vitit, deklaroi ministri portugez i Punëve të Jashtme, Augusto Santosh Silva, vendi i të cilit mori presidencën e radhës me BE-në më 1 janar, transmeton Alsat.
Në një konferencë për shtyp në internet, siç raportohet nga Radio Kombëtare Bullgare, Silva theksoi se hapja e bisedimeve me Shkupin dhe Tiranën është në mesin e proiriteteve të presidencës Portugeze me BE-në.
Ai theksoi se BE deri më tani ka dërguar shumë kërkesa për Maqedoninë e Veriut dhe se vendi duhej të kryente një numër reformash shumë të rëndësishme, madje edhe të ndryshonte emrin.
“Ata e bënë punën e tyre. Tani është koha që ne të përfundojmë tonën”, tha Santos Silva.
Ai njoftoi se presidenca portugeze përmes bisedimeve me të dy palët do të kërkojë të kapërcejë keqkuptimet midis Sofjes dhe Shkupit.
“Tani kemi një situatë të re – pyetjet e bëra nga Bullgaria. Qëllimi im është të flasim intensivisht me qeveritë e Maqedonisë së Veriut dhe të Bullgarisë. Sepse është shumë e rëndësishme të dëgjosh me kujdes argumentet e palës tjetër. Kur kjo të bëhet, mund të kuptohet lehtësisht se ekziston një bazë e përbashkët ku mund të punohet”, përfundoi ministri i Jashtëm portugez.
Shembet porti i tragetit në Gjeorgji, të paktën shtatë të vd...
A është më mirë që për kafjall të hamë picë apo drithëra? Pë...
Kafeja e mëngjesit, ja si ndikon në kujtesën tuaj
Parashikimi i motit për këtë të diel
Presidenti izraelit: Sulmi me dron në shtëpinë e Netanyahut,...
“BMW-ja është e bërë prej peshkaqenit” – Gjesti befason me t...