Agjencia Kundër Korrupsion ka vendosur për rastin e ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, nëse ka pasur konflikt interesi për tenderin e fituar nga kompania, ku ai është pronar.
Në vendimin e AKK-së, të lëshuar më 24 dhjetor 2020, është vendosur që rasti është mbyllur për shkak se nuk ka prova që argumentojnë dyshimin e arsyeshëm për ekzistimin e situatës së mundshme të konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik, shkruan arbresh.info.
Në vendim thuhet se “AKK ka shqyrtuar dhe analizuar të gjitha dokumentet dhe informacionet në dispozicion dhe duke pasur parasysh dispozitat e Ligjit për Parandalimin e Konflitit të Interesit, ka konstatur se në këtë rast biznesi privat NPN “Hidroterm” sh.p.k, nuk ka fituar kontratë brenda institucionet ku zyrtari i lartë ushtron funksionin publik, e që në kuptim të nenit 13, paragrafi 3, të Ligjit për Parandalimin e Konflitit të Interesit, një kufizim të tillë vlen vetëm brenda institucionit të nivelit qendror dhe lokal, ku zyrtari i lartë ushtron detyra publike.
Gjithashtu dokumentet dhe kontrata në fjalë janë nënshkruar nga personi i besuar (personi i autorizuar) i biznesit në fjalë. Prandaj në rastin konkret, Agjencia Kundër Korrupsion konstaton se nuk ka prova me të cilat vërtetohet ekzistimi i situatës së konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik për zyrtarin e lartë, subjekt i trajtimit për konfliktin e mundshëm të interesit”.
Ministri Kuçi është akuzuar se ka konflikt interesi në marrjen e tenderit nga kompania e tij, ku ai nuk ka funksion ekzekutiv, për ndërtimin e spitalit “Nëna dhe Fëmija” në Prizren. Edhe pse procedurat për këtë tender kanë përfunduar gjatë kohës kur Blerim Kuçi ka ushtruar funksionin e ministrit, të gjitha procedurat paraprake janë kryer kur ai nuk ka pasur funksion as të ministrit dhe as te deputetit./Arbresh.info
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të...
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda te...
Turqia shkarkon edhe dy kryetarë kurdë