Mbappe po refuzon rinovimin e kontratës. Mendjen e ka te Reali.
Kylian Mbappe nuk ka pranuar të ulet dhe të nisë bisedimet për rinovimin e kontratës me Paris Saint Germainin.
Sipas mediave në Francë, 22-vjeçari dëshiron të largohet gjatë verës dhe destinacion i mundshëm duket të jetë Real Madridi.
Leonardo, drejtori sportiv i klubit, ka folur me familjen e lojtarit, por ata nuk duan të diskutojnë për rinovimin e kontratës.
Sido që të jetë, PSG do të bëjë gjithçka për të mos e humbur futbollistin që konsiderohet pasardhësi i Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit.
Mbappes i mbaron kontrata në vitin 2022 dhe nëse nuk e bindin për të rinovuar, francezët mund ta shesin në verë për të mos e humbur me parametra zero./Arbresh.info/
Hajnat hyjnë në një shtëpi në Viti, vjedhin një pistoletë me...
Ekspertët e sigurisë kibernetike dhe psikologët tregojnë mas...
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së nëntë, luhet në Su...
46 aksidente trafiku brenda 24-orëve
Dëmtohet një varrezë në Fushë Kosovë, policia po heton rasti...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, arrestohet një person