Sulmuesi kosovar ka shkëlqyer në miqësoren e ekipit të parë të Lazios me skuadrën e të rinjve “Primavera”. Lazio shpreson ta shohë Muriqin e vërtetë edhe në ndeshje zyrtare, ku i mungon goli.
Vedat Muriqi nuk e ka gjetur ende golin në një ndeshje zyrtare me Lazion, shkruan Gazeta Express.
Sulmuesi kosovar po has në vështirësi të ambientimit në futbollin italian dhe kjo ka bërë që të nisin kritikat në adresë të tij.
Mirëpo, prizrenasi dhe “shenja jete” në miqësoren e sotme ndaj ekipit të të rinjve të Lazios, që njihen si “Primavera”.
Në fakt, 26 vjeçari i ka realizuar tre gola, që të tre me këmbën e djathtë (ai është majtak), në fitoren 6:4 të ekipit të parë të “Biancocelesti”.
Nëse kjo do të jetë një shenjë për trajnerin Simone Inzaghi, mbetet të shihet në ndeshjet e ardhshme.
Muriqi është në kërkim të golit të parë dhe të zhbllokimit edhe në Serie A.
Ai kishte shkuar në kryeqytetin italian si transfer i madh nga Fenerbahçe, por deri tash nuk i ka treguar vlerat e tij.
Fillimisht e kishte pësuar një lëndim, më pas u prek nga koronavirusi, e në ndeshjet që iu dha rasti, nuk mundi ta tregonte veten.
Edhe pse për të ka shprehur interesim Galatasaray, i cili e do qysh në janar, sipas të gjitha gjasave Muriqi do të vazhdojë të qëndrojë në Lazio së paku deri në fund të sezonit.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...