Google ADS

Presidenti i UEFA-s u jep shpresë Kosovës e Shqipërisë për një ligë të përbashkët

09:30 | 8 Janar 2021
Arbresh.info

Kosova dhe Shqipëria nuk janë vendet e vetme në të cilat qe disa vite qarkullon ideja e krijimit të një lige të përbashkët të futbollit. Ide për krijim të ligave rajonale qarkullojnë edhe në disa pjesë tjera të Evropës në mes dy, tri apo edhe më shumë shtetesh fqinj.

Dhe, këto ide tashmë janë shpreh edhe në UEFA. Presidenti i shtëpisë së futbollit evropian, Aleksander Ceferin, në një intervistë të fundit ka konfirmuar interesimin e disa shteteve anëtare të UEFA-s për krijimin e ligave të tilla të përbashkëta.
Dhe, Ceferin ka potencuar se UEFA nuk është kundër ideve të tilla. Por, thekson se duhet të shqyrtohen me kujdes këto ide në mënyrë që të merren vendime të mira dhe në interes të futbollit dhe të mos gabohet në hapa.

“Ne në UEFA jemi duke menduar për ligat rajonale dhe kemi mund të konfirmoi se kemi biseduar me udhëheqës të federatave kombëtare, anëtare të UEFA-s, për këto ide”, ka deklaruar Ceferin.

“Secilën herë e më shumë idetë e tilla dhe interesimi po rritet sepse ka përshtypje se ligat e tilla rrisin vlerën e klubeve, rrisin vlerën e tregjeve, pastaj të ardhurat nga sponsorët, shitjen e të drejtave televizive, etj. Në parim, UEFA nuk ka asgjë kundër krijimit të ligave të tilla rajonale. Por, ekziston një problem se si të shkohet në gara evropiane nga ato liga. Pastaj, duhet të shqyrtohet me kujdes nëse ato liga i dëmtojnë kampionatet kombëtare. Pra, si ide shqyrtohet, por konkrete nuk ka asgjë. UEFA duhet ta zgjedh me kujdes këtë qështje”, ka theksuar Ceferin.

Kosova dhe Shqipëria qysh prej vjetësh e shqyrtojnë idenë e krijimit të një lige të përbashkët, e cila në Prishtinë e Tiranë qarkullon qysh prej para anëtarësimit të Kosovës në UEFA. Të dyja federatat gjithnjë kanë shpreh admirim për realizimin e kësaj ideje, por pa bërë hapa konkret, duke konsideruar se diçka e tillë duhet të bëhet me kujdes dhe në koordinim me UEFA-n./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme