Sigurisht keni menduar se si jetojnë njerëzit nëpër vendet tjera të botës dhe se cili është sekreti i jetëgjatësisë për disa kombe.
Hidhni një vështrim te zakonet që i bëjnë skandinavët njerëz të shëndetshëm, transmeton portal arbresh.info
Qëndrimi në natyrë
Megjithëse shumica e Norvegjezëve jetojnë në qytete, shijimi i natyrës është ende në krye të listës së përparësive për një numër të madh të qytetarëve. Ata besojnë se koha e kaluar në natyrë është jashtëzakonisht e rëndësishme, për të cilën ata madje kanë një fjalë të veçantë – friluftsliv. Për ta është e rëndësishme që edhe aktivitetet fizikë të shikohen si momente kënaqësie dhe jo vetëm si procedurë për djegien e kalorive. Kjo është arsyeja pse, për shembull, një pjesë e mirë e Norvegjezëve zgjedhin skijimin, patinazhin, shëtitjen në pyll, notin në liqen në vend të palestrës.
Ushqimi
Skandinavët e zgjedhin ushqimin me kujdes dhe në të njejtën kohë besojnë se marrja e konsiderueshme e yndyrave të qumështit lufton mbipeshën. Norvegjezët fjalë për fjalë u përmbahen atyre parullave, kështu që nuk duhet të jetë për t’u habitur që njerëzit në Norvegji ngasin biçikleta në mënyrë rekreative në mes të dimrit, në shi dhe dëborë. Temperaturat e ulëta përshpejtojnë metabolizmin, përmirësojnë cilësinë e gjumit dhe rregullojnë oreksin. Në kopshtet suedeze, nuk përdoret sheqer gjatë përgatitjes së vakteve. Përveç kësaj, fëmijët nuk hanë ëmbëlsira fare para vitit të dytë ose të tretë. Dhe edhe kur të rriten, ata zakonisht lejohen të hanë ëmbëlsira vetëm të shtunave ose gjatë festave, transmeton portal arbresh.info
Sauna
Pas shëtitjeve të gjata në të ftohtë, sigurisht që dëshironi të ngroheni. Skandinavët e adhurojnë saunën, ato i përdorin ato jashtëzakonisht shpesh, dhe nëse dikush ju fton në sauna, kjo është një shenjë se ata kanë respekt për ju. Gjithashtu, saunat vizitohen me kënaqësi nga burra dhe gra, kështu që mbase ky është sekreti i shëndetit, por gjithashtu edhe i një pamje të mirë.
Dieta
Shumica e Skandinavëve preferojnë të hanë në shtëpi, dhe për shkak të një diete të ekuilibruar dhe stilit të jetës aktive, ata duken mirë dhe janë të shëndetshëm. Mishi i kuq është shumë i rrallë në menu, por në menynë e tyre zë vend të rëndësishëm peshku, transmeton portal arbresh.info
Fika – koha për kafe
Suedezën përdorin fjalën “Fika’, e cika mund të përkthehet si “koha për kafe” por në të vërtetë do të thotë shumë më tepër se kaq. Ashtë një kohë kur bëni pushim nga puna dhe kaloni kohë me miqtë. Fika nuk është vetëm një pushim kafeje por edhe një mënyrë për të ngadalësuar dhe për të menduar për gjërat. Dhe përderisa në shumë vende kafja pihet në këmbë, suedezën e marrin këtë periudhë si kohë qetësimi./arbresh.info/
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...