Gjermani, regjistrohet rekord i të vdekurve nga COVID-19 gjatë 24 orëve

08:36 | 8 Janar 2021
Arbresh.info

Gjermania raportoi 1.188 të vdekur në 24 orët e fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19), që është shifra më e lartë ditore e viktimave në vend që nga fillimi i pandemisë.

Sipas Institutit Robert Koch në Gjermani, i cili kryen hulumtime në fushën e sëmundjeve infektive, vendi po ashtu ka regjistruar 31.847 raste të reja me virusin, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 1.866.887.

Ndërkaq, bilanci i të vdekurve si pasojë e koronavirusit ka shkuar në 38.795.

Para shifrës së sotme rekorde të viktimave, rekordi i mëparshëm ishte regjistruar më 30 dhjetor, me 1.129 të vdekur në 24 orë.

Nga ana tjetër, numri i të shëruarve aktualisht qëndron në 1.494.100, kurse i pacientëve që po trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv në 5.491.

Siç njoftohet, deri më tani vaksina kundër COVID-19 në vend është administruar te 417 mijë persona./AA/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme