Presidenti brazilian Jair Bolsonaro tha se mosbesimi në numërimin e votave në zgjedhjet amerikane çoi në një sulm mafioz në Kongres.
Ai ka paralajmëruar se një gjë e ngjajshme mund të ndodhë edhe në Brazil, transmeton portal arbresh.info
Bolsonaro përsëriti pretendimet për mashtrim të gjerë të votimit më 3 nëntor dhe paralajmëroi se sistemi elektronik brazilian i votimit, i cili vlerësohet ndërkombëtarisht për efikasitetin dhe shpejtësinë e tij në numërimin e fletëve të votimit, mund të manipulohet, njoftoi Reuters.
Bolsonaro po avokon për kthimin e fletëve të votimit të shtypura në zgjedhjet presidenciale në Brazil, të cilat do të mbahen në 2022, dhe në të cilat ai planifikon të kërkojë një mandat të dytë.
“Çfarë ndodhi në zgjedhjet Amerikane? Në thelb, cili ishte … shkaku i të gjithë krizës? Mungesa e besimit në votim,” u tha Bolsonaro mbështetësve para rezidencës së tij, transmeton portali arbresh.info
Pa siguruar ndonjë provë për pretendime të tilla, ai tha se kishte njerëz që votuan tre ose katër herë, si dhe shtoi se edhe të ‘vdekurit kanë votuar’.
Bolsonaro paralajmëroi se nëse fletët e votimit nuk shtypen në zgjedhjet e 2022, Brazili do të ketë probleme më të mëdha se Shtetet e Bashkuara./arbresh.info/
Romano ka treguar ekipin italian që ishte i interesuar për Z...
BE-ja e çon Hungarinë në gjykatë për shkak të ligjit kundër ...
Izraeli njofton vrasjen e kreut të qeverisë së Hamasit në Rr...
Hargreaves: Jemi krenarë për rolin tonë në FSK për progresin...
KPM miraton Planin e Veprimit për monitorimin e fushatës
Iu nënshtrua një operacioni, Kryeministria jep informacion p...