Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka vizituar sot degën e PDK-së në Ferizaj.
Ai ka premtuar se do të jetë pranë qytetarit dhe se do të bëjë çmos për rimëkëmbjen politike e ekonomike të vendit, si dhe bërjen e Kosovës një vend më të sigurt për të jetuar.
“Ditën e sotme e përmbyllëm me një takim mobilizues me degën e PDK-së në Ferizaj, ku isha bashkë me kryetarin Agim Aliu dhe me deputetët e PDK-së”.
“Anëtarët e PDK-së në Ferizaj i sigurova se do të jenë zëri i vendimmarrjes. Ferizaj gjithmonë në përkrahje të vizionit të PDK-së për të ardhmen e vendit! Partia Demokratike e Kosovës dhe unë si Kryeministër, si gjithmonë, do të jemi pranë qytetarit dhe së bashku do të bëjmë çmos për rimëkëmbjen politike e ekonomike të vendit, si dhe bërjen e Kosovës një vend më të sigurt për të jetuar”./indexonline/
Kosova me 5 grupmosha në arenën ndërkombëtare në basketboll
Anulohet aktiviteti për përurimin e Parkut të Ulpianës
Sulmi me granatë dore dëmton objektin e Komunës së Zveçanit ...
Izraeli thotë se libanezët e kanë të ndaluar të lëvizin në j...
Tërmet në Itali, me magnitudë 4.2
Kumbaro uron Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë: ...