Google ADS

Izolohet Zinedine Zidane

23:07 | 7 Janar 2021
A. B.

Real Madridi mund të udhëtojë në Pamplona pa Zinedine Zidanen.

Trajneri është në pritje të testit për Covid-19. Ai është izoluar në shtëpinë e tij pasi ka qenë në kontakt me një person që ka rezultuar pozitiv, raporton La Sexta.

Ai duhet të dalë negativ dy herë së paku për të marrë dritën e gjelbër se është i pastër.

Kështu, sipas MARCA, ekziston mundësia që të mungojë në sfidën me Osasunën.

David Betoni, ndihmësi i tij mund të udhëheqë skuadrën. /Gazeta Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme