Google ADS

Pas ndarjes nga burri i saj, Kim Kardashian në lidhje me gazetarin e njohur?

22:00 | 7 Janar 2021
A. B.

Fansat e Kim Kardashian dhe të Kanye West i kanë vënë sytë te çifti që kur janë shfaqur problemet e tyre në martesë e së fundmi edhe në divorc.

Derisa Kim dhe Kanye janë akoma duke diskutuar për martesën e tyre, njerëzit kanë filluar të hamendësojnë në personin që do të fillojë takimet ylli i “Keeping Up With The Kardashians” pas divorcit.

Thashethemet kanë qenë të shumta në lidhje me këtë dhe të njëjtit theksuan se ajo po takohet me komentatorin 52-vjeçar të CNN, Van Jones.

Shumë prej tyre ndanë imazhe të Jones dhe Kardashian në Samitin e Reformës në Drejtësinë Penale në vitin 2018, të organizuar së bashku nga Variety dhe Rolling Stone. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme