Britani, 1,5 milion njerëz të vaksinuar kundër Covid-19 deri më tani

22:01 | 7 Janar 2021
Arditë Shkodra

Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson, tha se rreth 1,5 milion persona në vend janë vaksinuar kundër COVID-19 deri më tani.

Në një konferencë për shtyp, Johnson njoftoi se kanë përcaktuar fushatën tyre të vaksinimit deri në fazën përfundimtare dhe se prenotimin do ta bëjnë më të lehtë përmes një sistemi të ri.

Duke vënë në dukje se vaksinat do të dorëzohen në më shumë se 1.000 qendra të vogla vaksinimi, 223 spitale, 7 qendra gjigante vaksinimi dhe 200 farmaci nën udhëheqjen e mjekëve të familjes deri në fund të javës, Johnson tha: “Nëse gjithçka shkon mirë, ne do të kemi kapacitetin për të vaksinuar qindra mijëra njerëz çdo ditë deri më 15 janar”.

Kryeministri britanik theksoi se do të kenë mjaft vaksina për katër grupet e para të përcaktuara për 39 ditët e ardhshme dhe u shpreh se shpresojnë të ofrojnë një dozë vaksine për çdo të moshuar që jeton në shtëpi pleqsh në fund të këtij muaji.

Duke shpjeguar se doza e parë është injektuar në 1,5 milion njerëz në vend, Johnson deklaroi se ushtria gjithashtu do të përdorë “teknika luftarake” për të ndihmuar shpërndarjen e vaksinës kundër COVID-19.

Britania sot raportoi 1.162 të vdekur në 24 orët e fundit, ndërsa rastet janë rritur për shkak të variantit të virusit që përhapet 70 për qind më shpejt.

Qeveria shpreson të heqë gradualisht karantinën që filloi më 5 janar dhe të kthehet në normalitet me vaksinimin e personave më të rrezikuar deri në mes të shkurtit.

Britania, vendi i parë që aplikoi vaksinën Pfizer-BioNTech, filloi fushatën e vaksinimit më 8 dhjetor.

Inspektorati britanik i ilaçeve miratoi vaksinën Oxford/AstraZeneca pak para vitit të ri dhe doza e parë e kësaj vaksine u injektua më 4 janar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme