Gjuriç reagon pas deklaratave të Engel e Albright të cilët thanë se Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës për t’u anëtarësuar në BE

20:20 | 7 Janar 2021
L G

Ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriç, ka thënë se deklaratat e diplomatit amerikan Eliot Engel dhe ish-Sekretares së Shtetit amerikan, Madeleine Albright, se Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës për anëtarësim në Bashkim Evropian, do merren seriozisht nga politikbërësit amerikan.

Gjuriç, në një intervistë për mediumin serb ‘Telegraf’, ka thënë se shteti i tij duhet të gjejë përfaqësues të Administratës amerikane që të ndikojë në pikëpamjen e tyre, përcjell Gazeta Express.

“Ata janë dy zëra të rëndësishëm në politikbërjen amerikane dhe do të ishte joserioze të thuhet se deklaratat e tyre nuk merren seriozisht, pavarësisht nga funksionet zyrtare politike të tyre. Të dytë, Z. Engel dhe Znj. Albright, kanë arsyet e tyre që të pozicionohen karshi Kosovës, por, çështja është që, nëse nuk mund të ndikojmë në pikëpamjet e tyre. Ne duhet të gjejmë përfaqësues në administratën amerikane të cilët do të mirëkuptojnë pozicionin serb”, deklaroi ai.

“Ne nuk duhet të shpresojmë ose të presim që Shtetet e Bashkuara do të ndryshojnë rrënjësisht pozicionin e tyre rreth çështjes së pavarësisë së shpallur në mënyrë të njëanshme të Kosovës, por ne mund të luftojmë për idenë e nevojës për të arritur zgjidhje kompromisi për të fituar mbështetje më të madhe në administratën amerikane”, shtoi tutje përfaqësuesi diplomatik i Serbisë në SHBA.

Engel dhe Albright në mënyrë të përsëritur kanë përcaktuar si kriter kryesor njohjen diplomatike të Kosovës nga Serbia për anëtarësim në unionin europian.

Të ngjashme