Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka reaguar pas ngjarjeve që ndodhën një ditë më parë, ku përkrahës të ish-presidentit Donald Trump u futën me dhunë në Kongresin Amerikan.
Kurti, përmes një postimi në Twiter, ka shkruar se kur rrezikohet demokracia në Amerikë, bota nuk është e sigurt, shkruan arbresh.info.
Ai, ka shtuar se populli i Kosovës ka përcjellur me shqetësim skenat që ndodhën në Kongresin Amerikan.
“Kur demokracia në Amerikë kërcënohet, bota nuk është më e sigurt. Populli i Kosovës ndoqi me shqetësim të madh skenat shqetësuese në Capitol Hill dhe ne bëjmë thirrje për një transferim paqësor të pushtetit, duke respektuar vullnetin e popullit Amerikan, jo dhunën nga ekstremistët e djathtë”, ka shkruar Kurti në Twiter./arbresh.info/
Moti në Kosovë për këtë të diel
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...