Bayern Munich vazhdon të mbetet skuadër e interesuar për mesfushorin Frenkie De Jong.
Holandezi ka rikthyer formën e tij më të mirë pas një starti të dobët, ndërsa ai pëlqehet shumë nga gjiganti gjerman.
Disa javë më parë ishte e përditshmja gjermane Sport Bild që kishte raportuar se bavarezët po interesohen për transferimin e tij.
Tani përsëri mediat në Gjermani kanë vazhduar të shkruajnë për interesimin e kampionit në fuqi për mesfushorin holandez.
Edhe më herët bavarezët e kishin ndjekur lojtarin sa ishte pjesë e Ajaxit, por ai në fund preferoi transferimin te Barça.
Kampioni në fuqi i Evropës është gati që të dalë me një ofertë mbi 80 milionë euro për ta transferuar tulipanin në Allianz Arena.
De Jong ndihet mirë dhe i vlerësuar te Barcelona, por nuk përjashtohet largimi i tij nga Camp Nou, duke marrë parasysh se në klubin katalunas pritet të bëhen shumë ndryshme nga vera e këtij viti. /Telegrafi/
“Travel and Tour World”: Shqipëria, një yll në rritje në tur...
Drenusha e ashpër ndaj Gjestit, sebep gota e verës
Trump kërcënon me tarifa të larta Kanadanë, Meksikën dhe Kin...
Përmbytjet në Indonezi, të paktën 19 viktima
Aksident me vdekje në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”
Vazhdon procesi gjyqësor për ish-krerët e UÇK-së