Google ADS

Gashi thotë se gjatë fushatës zgjedhore do të dal e vërteta se pse dhe si ra qeveria (Kurti)

17:09 | 7 Janar 2021
L G

Ish-shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka komentuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), që fushata zgjedhore të zgjasë 10 ditë.

Ai, ka thënë se gjatë fushatës zgjedhore shumë gjëra do të dalin në shesh.

“Shumë gjana kanë me dal në shesh gjatë kësaj fushate; mbi të gjitha e vërteta se pse dhe si ra qeveria (Kurti), qeveri që rrezikoi ekzistencën e Kosovës duke e futur në konflikt me administratën më atipike të SHBA-ve! Së shpejti, heshtja merr fund”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.


Ndryshe, KQZ ka vendosur që fushata të zgjasë 10 ditë, nga 3 deri më 12 shkurt./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme