Bashkimi Evropian pret që Kosova të mbajë zgjedhje kredibile dhe transparente, në përputhje me standardet ndërkombëtare në mënyrë të mund të ecë përpara.
Kështu ka shkruar në një postim në Twitter, zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero.
“Ne kemi marr njoftimin për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare më 14 shkurt. Bashkimi Evropian pret zgjedhje të besueshme, gjithëpërfshirëse dhe transparente, të zhvilluara në përputhje me standardet ndërkombëtare në mënyrë që Kosova të mund të ecë përpara”.
Ajo po ashtu shkroi se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të angazhohet me të gjithë në Kosovë për të promovuar agjendën e integrimit evropian dhe reformat e nevojshme./arbresh.info/
Meta tregon pyetjet që i drejtoi SPAK: Paraqita tre fakte pe...
Flick e cilëson Bilbaon kundërshtarë të vështirë, jep lajmin...
Ndryshon programi i verifikimit të fakteve për rrjetet socia...
Djali i Jakup Krasniqit: Mbështetjen e mora nga babai dhe sh...
Raphinha flet për situatën e Olmos dhe Pau Victor para ndesh...
Lajçak përfundon vizitën në ShBA – Takoi zv.sekretarin...