Spektri i kolapsit për shtrimet në spital për shkak të Covid-19 rishfaqet në shumë spitale të Londrës, deklarojnë mediet britanike duke marrë sot të dhënat e një modeli të ilustruar dje nga menaxherët e shëndetit të kryeqytetit britanik.
Realiteti spitalor i metropolit rrezikon të përballet me një deficit midis pothuajse 2 000 dhe mbi 5 400 shtretërve brenda më pak se dy javësh, që nga 19 janari, në varësi të faktit nëse merret parasysh skenari më pak alarmant ose ekstrem.
”Të dhënat kanë të bëjnë me të gjitha departamentet”, thotë Vin Diwakar, një nga drejtuesit e shërbimit shëndetësor (NHS) në qytet.
Ndërsa në kujdesin intensiv, 417 vende mund të mungojnë në krahasim me nevojat nëse rritja ditore e shtrimeve në spital do të rritet me 4%, me 665 nëse rritet me 5% (” skenari mesatar”) dhe 945 nëse do të arrijë kulmin me 6% (“skenari më i keq”).
Një mungesë që do të detyronte kërkimin e hapësirave për pacientët në spitalet e qyteteve të tjera angleze më pak të prekur nga infeksionet dhe që, sipas Diwakar, nuk do të kompensohej plotësisht edhe nga rihapja e spitalit gjigant ”Nightingale Hospital”, i ngritur gjatë valës pandemike të pranverës, në një nga sheshet më të mëdha të Londrës./ATSh/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...