Tërmet 6,4 ballë në Indonezi

12:10 | 7 Janar 2021
Arbresh.info

Një tërmet me magnitudë 6,4 ballë ka goditur provincën Sulawesi Verior në ishullin Sulawesi të Indonezisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia e Meteorologjisë, Klimës dhe Gjeofizikës në Indonezi (BMGK) tha se epiqendra e tërmetit është 71 kilometra jugperëndim të qytetit Gorontalo të rajonit Bone Bolango me thellësi prej 131 kilometra.

BMGK njoftoi se tërmeti është ndier edhe në rajonet Ternate, Tidore, Morowali, Labuha dhe Boroko Bolaang Mongondow.

Sipas informacioneve të deritanishme, tërmeti nuk ka shkaktuar pasoja të rënda, as viktima.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme