Ish deputeti i Vetëvendosjes, Fitim Haziri, përmes një statusi në facebook, ka kritikuar Avdulalh Hotin dhe Vlora Dumoshin rreth një konkursi për praktikant në Ministrin e Kulturës.
Sipas Hazirit, Avdullah Hoti dhe Dumoshi i keqshfrytëzuan të rinjët duke i ftuar për intervistë e në fakt i dërguan në zyrën e LDK-së dhe ju prezantuan programin e tyre, raporton arbresh.info
Haziri tutje ka thënë se të rinjtë, kanë nevojë për ndryshim.
Postimi i plotë:
Turp ju qoftë,
Me 25 Nëntor të vitit të kaluar, ministria e Kulturës, që udhëhiqej nga Vlora Dumoshi e LDK-së, shpalli konkurs për pranimin e disa praktikantëve në kuadër të disa sektorëve të ministrisë. Aty aplikuan dhjetëra e ndoshta qindra të rinjë.
Gjatë ditës së djeshme, të rinjtë që aplikuan në atë konkurs, u ftuan që të intervistoheshin për pozitat praktike në të cilat aplikuan.
Pa e ditur fare se çfarë po bëhet, të rinjtë u ftuan në zyret qendrore të LDK-së, në Prishtinë. Aty para tyre, u doli Avdullah Hoti, Vlora Dumoshi e Hykmete Bajrami.
Filluan t’u flasin për programin e Lidhjes Demokratike. Për më keq, në rrjete sociale u prezantuan si aderime në LDK. Madje, kërkuan nga ta që të fotografohen me simbolin partiak.
Deri këtu shkoi keqshfrytëzimi që LDK ua bëri atyre të rinjëve për nevojën më të madhe këtyre të fundit – punësimin.
Përveç kësaj, këta persona në shkuarje, për qëllime elektorale, po i keqshfrytëzojnë edhe institucionet, të cilat i uzurpuan muaj më parë.
Rastin ma rrëfeu një vajzë, e cila ishte pjesë e këtij manipulimi nga Hoti, Dumoshi e Bajrami.
Por, le ta dinë se këto gjërat më nuk kryejnë punë. Patën premtuar 120 mijë vende të reja pune – gënjyen. Patën premtuar mbështetje për të rinjtë – gënjyen. Prapë, premtoni, por sërish do zhgënjeheni. E kanë mbytur të ardhmen e të rinjëve. Ua kanë zbehur ëndrrat për vendin.
Të rinjtë, kanë nevojë për ndryshim. Kanë nevojë për hapësirë, për punë, për zhvillim dhe për mirëqenie.
E, më shumë se kurrë më parë, ata e dinë që LDK, nuk ua siguron një gjë të tillë.
Rinia e Kosovës, me 14 Shkurt, do të vetëvendosë me VETËVENDOSJEN!./arbresh.info/
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit