Partia Demokratike e Kosovës ka kohë që po prezanton prurje të reja në parti.
Por, pos aderimeve të reja PDK-ja do ti kthej edhe disa figura të saj në pozita udhëheqëse.
Vlora Çitaku ish’ ambasadore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të rikthehet në PDK.
Arbresh.info, mëson se Çitaku do të hy në listën për deputete nga PDK.
“Vlora Çitaku do të jetë pjesë e listës për deputet nga PDK pasi mandati i saj si ambasadore ka përfunduar dhe vetëm po pret që të zëvendësohet nga ambasadori i ri”, ka thënë ky burim nga PDK për Arbresh.info.
Çitaku do të marrë edhe pozitë drejtuese në PDK.
Ndryshe, analistët Faton Abdullahu dhe Ardian Kastrati janë dy aderimet e reja të prezantuara nga Enver Hoxhaj ditë më parë./Arbresh.info/
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...