Suharekë, ia dëmtojnë tri gomat e veturës në parking

09:25 | 7 Janar 2021
A Z

Një person ka raportuar në Polici se dikush ia ka dëmtuar tri gomat e veturës së tij.

Po ashtu i kanë vjedhur njërën targë të regjistrimit dhe një radiokastefon, raporton arbresh.info

Ky është njoftimi i plotë i PK-së:

Fsh. Sllapuzhan, Suharekë 05.01.2021-23:50. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se të dyshuar të panjohur i kanë dëmtuar me mjet të mprehtë tri gomat e veturës se tij, po ashtu i kane vjedhur edhe njërën targë të regjistrimit  dhe një radiokasetofon.

Të ngjashme