Google ADS

Restorani në Manila të Filipineve, u shërbejnë klientëve në “balona”

09:05 | 7 Janar 2021
Arbresh.info

Pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19) ka arritur të ndryshojë gjithçka lidhur me jetesën e përditshme të njeriut, përfshirë edhe atë sociale.

Në këtë drejtim, një restorant në kryeqytetin e Filipineve, Manila, në kuadër të masave kundër COVID-19 është duke bërë përgatitje që klientëve t’u shërbejë në “balonat” e distancës sociale.

Me këtë synohet që përveç distancës mes klientëve të parandalohet edhe përhapja e mundshme të ndonjë infeksioni.

Punonjësit e restorantit në mënyrë të rregullt po i dezinfektojnë pjesën e brendshme të këtyre balonave./AA/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme