Ylli i Manchester United, Marcus Rashford është lojtari më i vlefshëm në botë me vlerën prej 150 milionë funte, sipas llogaritjeve të fundit nga CIES Observatory.
Derisa vlera e anglezit është ngritur në qiell për shkak të një sezoni fantastik te United, Kylian Mbappe i Paris Saint-Germain ka rënë në vendin e pestë në listë, gjersa hyn në 18 muajt e fundit të kontratës së tij.
Ata e vlerësojnë francezin me 135 milionë tani, më poshtë Rashfordit janë Erling Haaland i Borussia Dortmundit (137,3 milionë), Trent Alexander-Arnold (137 milionë) dhe mesfushori Bruno Fernandes (135,1 milionë).
Sondazhi i CIES merr parasysh performancat e fundit të lojtarëve, si dhe moshën, situatën e kontratës dhe përparimin në karrierë, plus pasurinë dhe suksesin e klubit të tyre.
Vlera e Rashford është rritur këtë sezon për shkak të 14 golave dhe shtatë asistimeve që ai ka te United dhe fakti që skuadra e Ole Gunnar Solskjaer mund të konsiderohet pretendente për titullin e Ligës Premier.Sulmuesi anglez është gjithashtu 23 vjeç dhe është i kontraktuar deri në vitin 2023 me mundësinë e një viti tjetër./Arbresh.info/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...