COVID-19, SHBA raporton mbi 253 mijë raste të reja

08:25 | 7 Janar 2021
Arbresh.info

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë raportuar 253,145 raste të reja dhe 3,865 viktima të reja me koronavirus brenda 24 orëve të fundit.

Sipas të dhënave nga Universiteti i Johns Hopkins, transmeton arbresh.info, deri më tani në SHBA janë shënuar 21,299,340 raste të konfirmuara dhe 361,123 viktima me COVID-19.

Sipas Qendrës së Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve, së paku 17,288,950 doza të vaksinës janë shpërndarë në të gjithë vendin, prej tyre vetëm 5,306,797 vaksina janë marrë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme