Katër persona kanë humbur jetën në SHBA gjatë përplasjes së ndodhur dje në protestën pro Trump.
Përveç gruas së vrarë nga të shtënat me armë nga një agjent i Kapitol, tre persona të tjerë vdiqën nga urgjencat dhe ndërlikimet mjekësore, duke e çuar në 4 numrin e viktimave në SHBA.
Sipas shefit të Policisë së Uashingtonit të cituar nga CNN, vdekjet ndodhën për shkak të urgjencave dhe komplikimeve mjekësore gjatë protestave në Kapitol.
“Një grua dhe dy meshkuj të rritur duket se kanë vuajtur nga urgjenca të veçanta mjekësore, gjë që rezultoi në vdekjen e tyre. Çdo humbje e jetës në Qark është tragjike dhe mendimet tona janë me këdo që preket nga humbja e tyre”, tha ai.
13 persona u plagosën dhe 52 persona u arrestuan, shumë prej tyre për shkelje të shtetrrethimit.
Ndërkohë, kryetari i bashkisë së Uashingtonit ka zgjatur urgjencën publike për 15 ditë të tjera, deri më 21 janar, një ditë pas inaugurimit të Joe Biden si president, një takim për të cilin frikësohen se mund të ketë tensione të reja të forta.
Kongresi rinisi sërish punën dhe tani po shqyrton dhe numëron certifikimin e votimit të zonës elektorale, nga shteti në shtet./Arbresh.info/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...