Putin: Vendimet mbi Sirinë gjithmonë në interes të Rusisë

07:48 | 7 Janar 2021
Trina Galanxhi

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka deklaruar se kur merr vendime për Sirinë, ai gjithmonë udhëhiqet nga interesat e Rusisë dhe jo nga keqardhjet personale.

“Kur marr vendime të këtij lloji, dua të them për Sirinë, unë nuk drejtohem kryesisht nga pëlqimet me mospëlqimet e mia, por nga interesat e shtetit rus”, tha ai në një intervistë për kanalin televiziv Rusia 1, transmeton portal arbresh.info

Në të njëjtën kohë, udhëheqësi rus vuri në dukje se, siç kanë treguar ngjarjet e viteve të fundit, vendimet e marra në këtë drejtim dolën të ishin të duhurat.

Kujtojmë se Presidenti i Rusisë, Bashar al-Assad është në aleancë me Rusinë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme