Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të enjten do mbajë mbledhje për tu përgatitur për zgjedhjet e reja që po e presin vendin.
Kjo u bë e ditur nga një njoftim i KQZ-së, ku thuhet se fillimisht do vendoset caktimi i afateve të aktiviteteve zgjedhore.
Zgjedhjet e reja do të mbahen më datë 14 shkurt 2021.
Njoftimi nga KQZ:
Të enjten do të mblidhet KQZ-ja për të marrë vendimet e para në kuadër të përgatitjes së këtyre zgjedhjeve.
KQZ-ja, fillimisht vendos për caktimin e afateve të aktiviteteve zgjedhore, duke i shkurtuar këto afate dhe përshtatur me ditët që do t’i kemi në dispozicion për përgatitjen e zgjedhjeve si dhe do të miratohet plani operacional, ku janë të listuara të gjitha aktivitetet që do të kryhen nga KQZ-ja që nga dita e parë dhe deri në përmbylljen e procesit zgjedhor.
Horoskopi ditor – Çfarë kanë parashikuar yjet për shen...
Ish-presidenti i Perusë dënohet me 20 vjet burg për korrupsi...
“Flas me të çdo ditë” – Sahin flet për yllin e ri të Real Ma...
Moti sot në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në 28 gradë
Përurohet sot rruga “Nekibe Kelmendi” në Veternik
I dërguari amerikan arrin në Bejrut për bisedime me zyrtarët...