Italia mund të shtyjë gjendjen e jashtëzakonshme deri në fund të korrikut

23:39 | 6 Janar 2021
Trina Galanxhi

Autoritetet italiane janë duke shqyrtuar mundësinë e zgjatjes së situatës emergjente të vendosur për shkak të epidemisë së koronavirusit për gjashtë muaj, deri në 31 korrik.

Gjendja e jashtëzakonshme, e cila është në fuqi deri në fund të janarit, lejon autoritetet për kompetenca më të gjëra, në sajë të së cilës zyrtarët mund të anashkalojnë lehtë burokracinë që ngadalëson vendimmarrjen në Itali, shkruajnë mediat italine, transmeton portal arbresh.info

Italia prezanton vaksinën 92.5% efektive kundër COVID

Gazeta italiane Avaz, ka konfirmuar lajmin nga burime të brendshme brenda qeverisë italiane.

Që nga fillimi i pandemisë në Itali, 76,329 njerëz të infektuar me koronavirus kanë vdekur, i cili është më i larti në Europë.

Sipas Ministrisë Italiane të Shëndetësisë, 2.182 milion njerëz kanë rezultuar pozitivë me koronavirus deri më tani./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme