Ish-drejtori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Bashkim Smakaj, ka komentuar rastin e shumëpërfolur të tetëvjeçarit Erion Zeka, i cili ishte kthyer nga Siria në vitin 2014.
Smakaj ka thënë se Zeka është kthyer falë punës së AKI-së dhe se lajmet se kthimin e tij e kishte mundësuar një pjesëtar i ISIS-it janë të pavërteta.
“Ajo që mund të them është se ka qenë punë e shkëlqyer e AKI-së. Nëse i referoheni ligjit i shihni hapësirat se si operon AKI dhe e gjeni përgjigjen tuaj, por unë e kam pasur një ngarkesë sepse kur e sheh që në opinion po përbuzet një punë e jashtëzakonshme, të tërheqë vullneti të dalësh dhe të tregosh, por pastaj e mendon se në momentin që ke hyrë në ato struktura më lehtë e pranon të shahesh dhe fyhesh sesa të cenohet siguria kombëtare për egon tënde dhe të mbrosh profesionalizmin tënd”, tha Smakaj për Klan Kosova.
“Në një moment të caktuar, kam kërkuar nga titullarët që nëse doni, pasi që unë jam klasifikuesi i informacionit, po e deklasifikoj, kisha të drejtën që ta deklasifikoj operacionin, por ekzistonte kërcënimi i sigurisë kombëtare dhe nuk ia vlente barra. Kurdo që deklasifikohet ai informacion, unë vij prapë dhe flasim. Me ligj informacioni i tillë deklasifikohet pas 25 vitesh, 10 vite kanë kaluar por nëse e vendosim ligjin tjetër në fuqi me gjasë i vazhdohet”, tha Smakaj.
Smakaj po ashtu ka folur për operacionin e arrestimit të hoxhallarëve të dyshuar për terrorizëm.
Ai tha ka qenë një operacion i suksesshëm dhe tejet i nevojshëm për luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.
“Një prej operacioneve më të mëdha në Kosovë ka qenë në atë kohë, kërcënimi për sigurinë e Kosovës ka qenë tejet real, ato operacione nuk i urdhëron AKI-ja. AKI mund të dërgojë informacione të cilat ndikojnë në vendimmarrje, pesha e informacionit të AKI-së është sa je relevant të ndikosh në politikat e institucioneve vendimmarrëse. Operacione të tilla e kanë problem t’i menaxhojnë edhe shtetet shumë më të mëdha dhe më të fuqishme dhe nëse e shihni mënyra se si është menaxhuar pa asnjë incident.
“Ka qenë shumë herët në mëngjes dhe në të njëjtën kohë në të gjitha lokacionet e mundshme është ndërmarrë operacioni. I kemi pasur rreth 1100 policë të angazhuar në operacion. Mendoj që vlera më e madhe e luftës në zhdukjen e kërcënimeve nga ekstremizmi i dhunshëm është meritë e qytetarëve, gatishmëria për të bashkëpunuar me institucione të sigurisë, për ta ruajtur këtë shtet është meritë e qytetarëve. Me shumë lehtësi e kemi menaxhuar interesin e publikut në interes të sigurisë kombëtare”.
“Unë besoj që institucionet e sigurisë së Kosovës kanë bërë punë shumë të mirë në ruajtjen e sigurisë së Kosovës me ato veprime”, tha Smakaj.
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...