Avokati kosovar, Arianit Koci, e ka quajtur paradoksal aktgjykimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese lidhur me çështjen se ndonjë person i dënuar për vepër penale nuk mund të kandidojë për pozitën e deputetit.
Koci e quan paradoks pikën ku thuhet se “Kushtetuta dhe ligjet përkatëse nuk lejojnë që personi i dënuar për vepër penale as të kandidojë në zgjedhje (nëse ka qenë i dënuar për vepër penale gjatë tri viteve të fundit) e as të ushtrojë detyrën e deputetit (nëse me vendim gjyqësor të formës së prerë është dënuar me një apo më tepër vite burgim)”.
Sipas tij, në të njëjtin aktgjykim, Kushtetuesja ia lejon ndonjë deputeti të ushtrojë detyrën e deputetit edhe nëse dënohet gjatë kohës sa është deputet deri në një vit burgim.
Koci shkruan se më këtë logjikë, është duke u bërë një diferencim mes kandidimit dhe ushtrimit të postit të deputetit.
“Kur kandidon, duhet me qenë i padënuar – qoftë edhe për vepra penale pa pasoja juridike, ndërsa pasi të bëhesh deputet, bën me qenë kriminel, ama mos me e tepruar shumë. Në anën tjetër, sipas këtij aktgjykim, në mënyrë implicite veprat penale pa pasoja juridike nga neni 93 paragrafi 2 të Kodit Penal (vërejtja gjyqësore dhe dënimi me gjobë), në fakt qenkan vepra me pasoja juridike”, ka shkruar Koci në një postim në Facebook.
Koci ka potencuar se Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme nuk mund të interpretohet i shkëputur nga Kodi Penal i Kosovës.
Ndërsa, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani tha se aktgjykimi i Kushtetueses është i qartë, kur thotë se personat e dënuar në formë të prerë, në tre vjetët e fundit, nuk mund të kandidojnë për deputet, përfshirë këtu edhe Albin Kurtin, liderin e Lëvizjes Vetëvendosje.
“Nuk ka të drejtë, është e qartë ajo që e ka thënë Gjykata Kushtetuese”, tha Hasani për Radion Evropa e Lirë.
Megjithatë, ai shtoi se Kurti mund të nominohet për postin e kryeministrit, nëse partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje i fiton zgjedhjet.
“Ajo nuk ka lidhje (me kandidimin për deputet). Mundet, gjykata nuk e ka ndaluar këtë (nominimin për kryeministër”, tha Hasani.
Më 3 janar 2018, deputetët e atëhershëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Faton Topalli dhe Donika Kadaj-Bujupi ishin dënuar me kusht për hedhjen e gazit lotsjellës në ambientet e kuvendit. Në shtator të po atij viti, Gjykata e Apelit vërtetoi dënimet e shqiptuara nga gjykata e shkallës së parë.
Meqenëse qeveria zgjidhet me votat e deputetëve në kuvend, Hasani thotë se në bazë të konstatimit të Gjykatës Kushtetuese, zgjedhja eventuale e Kurtit për kryeministër po ashtu mund të kontestohet.
Ushtria amerikane godet objektivat e Houthit në Jemen
Presidenti i Federatës Franceze komenton mungesën e Mbappes:...
Izraeli lëshon një paralajmërim të ri evakuimi për Bejrutin ...
Ganimete Musliu: Më 9 shkurt Qeveria Kurti do të shkojë në s...
Plan-atentati ndaj presidentit të Malit të Zi ndoshta dezinf...
Epoka digjitale sjell reduktimin e përdorimit të stilolapsev...