Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), e ka sqaruar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës dhe dispozitat që kanë të bëjnë me lejimin e atyre që mund t’i hyjnë garës për t’u zgjedhur deputet.
Sipas tij, e drejta për t’u zgjedhur është anashkaluar në këtë aktgjykim dhe ka kaluar në një garancë ligjore që mund të ndryshohet vetëm përmes ligjit në Kuvendin e Kosovës.
“Gjykata Kushtetuese ka vlerësuar që secili që ka një aktgjykim të formës së prerë në tri vitet e fundit i kufizohet e drejta që të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme”, ka thënë ai.
Ai ka sqaruar se ky vendim i Gjykatës Kushtetuese sqaron se nuk ka rëndësi nëse dënimi është me kusht apo me burgim dhe vlen për të gjithë.
“Është sqaruar se të gjithë ata që kanë pasur problem me ligjin në tri vitet e fundit iu kufizohet e drejta për të kandiduar në zgjedhje. Ky aktgjykim merr në mënyrë të pjesshme praktikat e shteteve që janë pjesë e Komisionit të Venecias”, ka thënë Miftaraj.
Ai tha se që sipas logjikës së arsyetimit dhe aktgjykimit, çdo qytetar që është dënuar me aktgjykim të formës së prerë i kufizohet e drejta për të kandiduar. Dhe kushdo që kandidon duhet të jetë i pastër si loti para ligjit, pra ky ka qenë qëllimi i këtij dispozitivi të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese”, theksoi Miftaraj.
Sa i përket sqarimit lidhur me kandidimin apo jo të liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, Miftaraj ka thënë se tri vjetëshi i ndalesës së kandidimit nënkupton nga moment kur aktgjykimi ka marrë formën e prerë.
“Unë e di që aktgjykimi i formës së prerë për zotin Kurti është marrë në shtator të vitit 2018, pra kjo masë atij i skadon më 21 shtator të vitit 2021”, ka sqaruar Miftaraj. /RTKLive/
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...