Rukiqi: Korporata Zhvillimore Amerikane do të bëjë identifikimin dhe financimin e projekteve të para në sektorin privat

19:34 | 6 Janar 2021
L G

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi, ka thënë se ky vit ka nisur mbarë.

Sipas tij, ai bashkë me kryesues të Korporatës Zhvillimore Amerikane janë dakorduar që të nisin identifikimin e projekteve të para nga sektori privat, të cilat do të financohen nga kjo korporatë.

“Fillim i mbare i vitit 2021. Me Johnin nga DFC (Korporata Zhvillimore Amerikane), u dakorduam për identifikimin e projekteve të para, nga sektori privat, që do të mund të financohen nga kjo korporate zhvillimore”, ka shkruar Rukiqi në Facebook./arbresh.info/

Të ngjashme