Pronari i klubi anglez Chelsea, Roman Abramovich, është i qartë që do të shpenzojë shumë përsëri këtë muaj në afatin kalimtar dimëror të transferimeve.
Sipas mediave angleze, Abramovich ka mundësinë të përfitojë nga relaksimi i rregullave të Fair Play Financiarit të UEFA-s këtë muaj.
Blutë deklaruan në prag të Vitit të Ri se ata vazhdojnë “të respektojnë kriteret e UEFA-s sipas rregullave të Fair Play Financiar” kur njoftuan një fitim prej 32.5 milionë funtesh.
Në kohë të zakonshme, shpenzimet e verës së Chelseat do të kishte çuar klubin në disa çështje me FFP, sepse klubet nuk mund të humbasin më shumë se 27 milionë funte në tre sezone.
Sidoqoftë, relaksimi i rregullave nga UEFA do të thotë që Chelsea është në gjendje ta shpenzojë edhe këtë muaj nëse dëshiron.
Mediat angleze raportojnë se pronari rus është i gatshëm dhe nuk do të ndalet së shpenzuari edhe këtë afat kalimtar për të përforcuar edhe më shumë ekipin. /Telegrafi/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...