Gjykatësi i Procedurës Paraprake në Gjykatën Speciale, Nicolas Guillou ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes Nasim Haradinajt që nënkryetari i OVL-së së UÇK-së të mos marrë pjesë në seancën e radhës paragjyqësore.
Guillou e ka urdhëruar Haradinajn që të paraqitet në këtë seancë fizikisht ose përmes video-lidhjes, duke refuzuar kërkesën e mbrojtjes që seanca të mbahet në mungesë të nënkryetarit të OVL-së.
“Për arsyet e lartpërmendura, Gjykatësi i Procedurës paraprake: URDHRON Z. Haradinaj të paraqitet, personalisht ose përmes video-lidhjes, për pjesën e parë të seancës dëgjimore, me qëllim të paraqitjes së shfajësimit”, thuhet në vendimin e Speciales.
Gjykatësi sqaron se Haradinaj mund të mungojë në pjesën e dytë të kësaj seance.
“Në përputhje me rregullën 96 (2) të rregullave, një konferencë statusi mund të zhvillohet në mungesë të të Akuzuarit, me Avokatin e tij të pranishëm ose pjesëmarrës përmes videokonferencës, nëse i Akuzuari jep pëlqimin e tij paraprak me shkrim dhe të informuar. Në të tashmen, rasti, Z. Haradinaj dha një pëlqim të tillë dhe Avokati ka treguar pjesëmarrjen e tyre personalisht dhe / ose përmes video-konferencës. Për këtë arsye, Z. Haradinaj mund të mungojë në pjesën e dytë të seancës”, sqaron gjykatësi francez.
Seanca e radhës ndaj Haradinajt është paraparë të mbahet më 8 janar në orën 17:00.
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend