Gjykata e rrethit gjyqësor Tiranë, ka zbardhur sot vendimin sipas të cilit disa ditë më parë la në ‘arrest me burg’ Përparim Ademin , personin që vrau Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani paraditen e 31 dhjetorit të vitit që lamë pas.
Top Channel ka zbardhur dëshminë e dhënë nga vetë Përparim Ademi, i cili ka rrëfyer të gjithë kronologjinë e krimit që ka bërë.
Pas vrasjes së dy motrave Kristina dhe Zhaneta, Përparim Ademi ka shkuar në Drejtorinë vendore të Policisë së Tiranës ku është dorëzuar dhe ka pranuar që ka kryer krimin.
Ai ka deklaruar se me Zhanetën dhe me Kristinën ka pasur njohje që para 30 vjetësh me të cilat ka pasur edhe lidhje jashtëmartesore. Ai pretendon se ka dhe fëmijë me të dyja, ndrësa pohon se ka punuar me to në Greqi dhe Francë për disa vite.
Sipas tij rreth tre vjet më parë Kristina është martuar në Greqi, ndërsa , Përparimi ka vazhduar lidhjen intime me Zhanetën. Më tej Përparimi ka pohuar se marrëdhënia me Zhanetën ka qenë e mirë derisa ai filloi të dyshonte se Zhaneta ka një tjetër lidhje intime me një person të quajtur Besmir i cili punonte në të njëjtën fabrikë me Zhanetën.
Përparimi ka shkuar në banesën e Zhanetës në Astir dhe i është deklaruar si nga Kristina dhe nga Zhaneta se ishte hera e fundit që ai i takonte ato dhe në shtëpi nuk kishte më punë dhe se duhet të ndërpritej marrëdhënia që kishin.
Sipas asaj që ka deklaruar Përparimi, me 30 dhjetor ka shkuar poshtë pallatit të Zhanetës dhe aty e ka pritur nga ora 06:00 e mëngjesit, kur ajo del për të ikur në punë. Më pas ai deklaroi se ka marrë nën kërcënimin e një thike që e kishte me vete dhe e ka marrë në makinë. Nga aty e ka çuar në Krrabë nga rruga e vjetër e Elbasanit dhe aty kanë ndaluar në një vend 500 metra larg nga lapidari. Aty ai ka biseduar duke dashur që ta kthejë sërish në marrëdhënie me të dhe të shkëputej nga Besmiri.
Sipas Përparimit, në momentet që po bisedonin, i është dukur sikur Zhaneta ka pranuar. Më pas ai i ka thënë të shkonin në një hotel pranë 21 Dhjetorit, pranë zjarrfikëses. Sipas tij kanë kryer marrëdhënie me dëshirën e Zhanetës. Më pas e ka lënë Zhanetën se kishte dëshirë të ecte në këmbë për në shtëpi.
Në darkë kur ai ka qenë në banesë e ka marrë telefonatë nga Kristina dhe i ka thënë se kishte dhunuar dhe përdhunuar Zhanetën.
“Për këtë arsye do më bënin denoncim, do më fusnin në burg etj. Më thanë se duhet ta lija të lirë Zhanetën që të vazhdonte jetën me djalin. të nesërmen jam zgjuar në mëngjes dhe kam shkuar tek puseta e shtëpisë ku mbaja automatikun që kisha fshehur që në vitin 1997. Kam qëndruar duke menduar se çfarë duhet të bëjë dhe në një moment e kam nder mendjen duke i thënë vetes se tradhtia ka vetëm një çmim, vdekjen dhe e kam bindur vetëm fort për këtë gjë.”
“Më pas kam pastruar armën me kujdes dhe e mbështolla me një leckë dhe pastaj me një çantë si dhe e mbusha e bëra gati.”
Më pas Përparimi ka marrë në telefon nipin, djalin e gocës Kastriotit dhe e ka përdorur për të hapur derën. ai ka deklaruar se ka marrë biçikletën, bashkë me armën në çantë dhe nipin e tij dhe kanë shkuar në banesën e Zhanetës.
“ Sapo kam shkruar në banesë, i kam thënë nipit që të trokiste në derë. Sapo është hapur dera aty ka dalë Kristina dhe ka shtyrë derën me qëllim që ta mbyllte, por e shtyva me forcë dhe hyra brenda në korridor. Ato sapo më shikuan me armë në dorë, Kristina por edhe Zhaneta kanë filluar ulërimat me të madhe dhe më kanë vënë para duke më shtyrë për të më nxjerrë jashtë.”
Ai deklaron se ka qenë i tensionua dhe ka qëlluar me breshëri në drejtim të Kristinës dhe të Zhanetës. Më pas është futur në sallon dhe është ulur në divan dhe ka vendosur automatikun mes këmbëve dhe tytën poshtë mjekrës me qëllim që të vriste veten, por ama nuk ka pasur fishekë. Më pas ka dalë nga banesa dhe është dorëzuar në polici.
Ndërkohë para trupës gjykuese, Përparim Ademi ka thënë se kishte tentuar të vriste veten dhe këtë nuk ia falte vetes së tij.
“Ishte diçka që e bëra, vetë tashmë jam bërë pishman, jam penduar dhe mbi të gjitha duhet të vrisja veten, dhe këtë s’ja fal vetes. Gjithçka ndodhi nga tradhtia që bëri Zhaneta, asgjë tjetër.”
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...