Ambasada Amerikane: Kosova është gati për përgjegjësinë e saj për paqen dhe sigurinë

12:41 | 6 Janar 2021
Arbresh.info

Ambasada Amerikane në Prishtinë ka përshëndetur votimin unanim pro dërgimit të FSK-në në misione paqeruajtëse në seancën e jashtëzakonshme të mbajtur dje në Kuvendin e Kosovës.

Nga kjo ambasadë thonë se kjo tregon që Kosova është e gatshme të marrë përgjegjësitë e saja për paqen dhe sigurinë globale.

“Votimi unanim i djeshëm i Kuvendit lejon Forcat e Sigurisë së Kosovës të bëjnë partneritet me Ushtrinë e SHBA në misionet e ardhshme paqeruajtëse ndërkombëtare – duke demonstruar se Kosova është gati të përqafojë përgjegjësinë e saj të përbashkët për paqen dhe sigurinë globale”, thuhet në reagimin e Ambasadës Amerikane./arbresh.info/

Yesterday’s unanimous Assembly vote allows ??Kosovo Security Forces to partner with the ??U.S. Army on future…

Posted by U.S. Embassy Pristina, Kosovo on Wednesday, 6 January 2021

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme