Edhe pse është në qendër të kritikave nga mediat italiane lidhur me transferimin e sulmuesit shqiptarë, Vedat Muriqi, Drejtori Sportiv i Lacios, Igli Tare, nuk heq dorë nga bashkëkombasit e tij, teksa së fundmi po mendon të përforcojë mbrojtjen me Shkodran Mustafin, futbollistin me origjinë nga Gostivari.
Mustafi aktualisht është pjesë e Arsenalit, te e cila skuadër po kalon momentet e fundit, kjo pasi edhe drejtuesit e skuadrës londineze janë të interesuar për shitjen e tij.
Lacio ka hasur në shumë vështirësi në fazën e mbrojtjes, duke pësuar 31 gola në kampionat dhe në Ligën e Kampionëve, ndaj dhe drejtuesit e kësaj skuadre po kërkojnë një qendërmbrojtës.
Ndër emrat që janë shfaqur së fundmi është ai i Shkodran Mustafit, i kërkuar edhe në verë, pasi duket se transferimi i Armando Izzo i Torinës është shumë i vështirë./Arbresh.info/
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë