Prishtina transferon super portierin e talentuar Ardit Nika

12:30 | 6 Janar 2021
Arbresh.info

Ardit Nika rikthehet në Prishtinë pas dy vitesh qëndrim si portier i parë i Flamurtarit në skuadrën e Prishtinës në të cilën kishte arritur deri te portieri i dytë i skuadrës duke qenë kampion me U19 në edicionin 2016/17.

Nika ishte ftuar edhe në ndeshjen e Evropa Ligës kur Prishtina grumbulloi lojtarë nga të gjitha skuadrat e tjera të Superligës përshkak të problemeve me Covid-19.

Arritjen e marrëveshjes e konfirmoi vetë klubi “bardhë e kaltër” përmes një komunikate zyrtare.

“Besoj shumë se jam duke bërë zgjidhjen e duhur me rikthimin tim tek Prishtina. Besoj se mund t’i arrijë ambiciet të cilat i kam, që do të thotë se pretendoj që mos të lëviz nga skuadra. Kam besim të plotë se me angazhim maksimal do t’ia arrijë të jem portier i parë i skuadrës. Jam i ri, koha është në favorin tim, jam në klubin e duhur, në klubin më të madh në vend dhe me mbetët të punoj shumë dhe të dëshmoj cilësitë që kam”.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme