Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, ka qenë në Mitrovicë ku ka mbajtur takim me degën dhe strukturat e këtij subjekti atje.
Hoxhaj me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka deklaruar se zgjedhjet nacionale do të tregojnë rritjen më të madhe të PDK-së në këtë komunë.
“Të lodhur nga keqqeverisja dhe me vullnet të madh për ndryshim, Mitrovica është më e mobilizuar se kurrë ta përqafojë të ardhmen. Energjia të cilën e pamë edhe mbrëmë, ku së bashku me Bedri Hamzën takuam Degën dhe strukturat tona në këtë qytet, janë sinjali i parë që PDK po rikthehet fuqishëm në Mitrovicë. Një qytet që dikur ishte krenaria e Kosovës, është shndërruar në qytetin më të varfër në vend nga kryetari më i pasur”.
“Asgjë përveç mashtrimeve dhe diferencimeve në baza partiake e familjare nuk ka ndodhur në Mitrovicë në tetë vitet e fundit. Ky model qeverisës në dëm të qytetarëve do të marrë fund shpejtë. Zgjedhjet nacionale që do t’i kemi tani, do të tregojnë rritjen më të madhe të PDK-së në këtë komunë, deri në tetor kur do ta kemi edhe kryetarin e partisë tonë në këtë qytet. Faleminderit Mitrovicë”, ka shkruar Hoxhaj.
10 orë ulur dëmtojnë zemrën edhe nëse merreni me aktivitete ...
Galaxy S25 Slim mund të vijë me një përmirësim të kamerës
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas s...