Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në Ferizaj, Jeton Zeqiri, ka treguar për gjendjen e të lënduarve nga shpërthimi i bombolës gjatë të martës në këtë qytet.
Zeqiri ka thënë për Klan Kosova se në këtë spital tani janë të shtrirë vetëm pesë pacientë që janë lënduar si pasojë e zjarrit.
“Dje në qytetin tonë kanë marrë trajtim 44 pacientë që u lënduan si pasojë e shpërthimit. 14 nga këta janë dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK”.
“Kurse të tjerë gjatë ditës së djeshme kanë marrë trajtim në spitalin tonë. Dhjetë prej tyre janë liruar për në shtëpi dhe pesë të tjerë i kemi të shtrirë edhe sot që janë duke marrë trajtim, të cilët janë jashtë rrezikut për jetë”.
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?
Nuk keni kujtesë të fortë? Kështu mund t’ju vijnë në ndihmë ...
Redoni-Eglit nga studio: Mezi pres të shoh sytë e ty, fitorj...