Zemaj: Nga shkurti pritet të vaksinohen qytetarët e Kosovës me vaksinën anti Covid-19

11:26 | 6 Janar 2021
Arbresh.info

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj tha se këtë javë do të finalizohen edhe aspektet teknike që të mundësohet të vijë vaksina aniti-Covid-19, raporton Arbresh.info.

“Për sigurimin e dozave të kësaj vaksine kemi marr konfirmimin nga kompania Pfizer. Gjatë kësaj jave do të finalizohen edhe aspektet teknike. Dozat e vaksinës do të arrijnë në shkurt”  tha Zemaj.

Zemaj tha se Kovak dhe Pfizer nuk janë të vetmet vaksina që ka aplikuar Kosova.

“Kovak dhe Pzifzer nuk janë të vetmet vaksina janë edhe disa shtete tjera të botës”, tha Zemaj.

 

Hoti shpalos programin e vaksinimit për Covid-19: Do të vaksinohen rreth 20 mijë qytetarë brenda ditës

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme