Leonora Beka është njëra nga personat e shumtë që kanë qenë në lokalin ku ka ndodhur shpërthimi në Ferizaj, të martën në mesditë, ku shumë persona kanë pësuar lëndime të rënda.
Ajo ka thënë se kishin dalë së bashku me familje, ku katër nga ta kanë pësuar lëndime trupore.
“Vëllai është në sallën e operacionit dhe është në gjendje të rëndë, duhet të dërgohet në Turqi. Baba e ka gjendjen më stabile, por ka djegieje në fytyrë dhe duar. Edhe kunata me vajzën e saj të cilat kanë qenë në Spitalin e Ferizajt janë duke i pruar në QKUK. Kunata është shtatzëne”, është shprehur ajo pë reo.
Beka i cila jeton në Zvicër, thotë se në momentin kur ka ndodhur shpërthimi ajo së bashku me motrën e saj ishin duke shkuar në banjo dhe kanë shpëtuar vetëm me lëndime të lehta.
Ajo thotë se në fillim kishte menduar që ka ndodhur tërmet./t7
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...