Google ADS

EE dhe Apple shkëpusin kontratën reklamuese me Rita Orën, pas thyerjes së rregullave të izolimit

09:38 | 6 Janar 2021
Arbresh.info

Rita Ora thuhet se është nuk është më fytyra reklamuese e fushatës më të fundit të EE dhe Apple.

Këngëtarja 30 vjeçare, luajti në reklamën e realitetit virtual për të festuar lansimin e Apple 12 Pro në nëntor, por doli në titujt e lajmeve menjëherë pak kohë më pas pasi u kap dy herë duke thyer rregullat e rrepta të izolimit në Britani të Madhe.

Tani është thënë se ajo është ‘rënë në heshtje’ nga fushata reklamuese, dhe se markat në fjalë kanë shkëputur kontratën e saj më herët se sa që ishte planifikuar, shkruan DailyMail.

Një burim i ka thënë The Mirror: “EE e mori shumë seriozisht shkeljen e rregullave të izolimit dhe nuk donte të shihej se po mbështeste veprimet e saj duke e pasur atë si fytyrën e markës së tyre”.

DailyMail u është drejtuar përfaqësuesve të Ritës, dhe EE, për një koment por nuk ka marrë përgjigje.

Videoja reklamuese e parë e shfaqte Ritën duke kërcyer dhe kënduar në këngën e saj “Let You Love Me” në rrokaqiejt piktoreskë të Londrës, të veshur me një kostum të ngushtë sportiv si një ‘avatar’ në versionin AR.

Ajo tha kur nisi fushata e reklamimit: “Ishte shumë kënaqësi të isha pjesë e diçkaje që me të vërtetë i shtyu kufijtë e performancës së drejtpërdrejtë.”

“Regjistrimi i lëvizjeve të duarve, trupit dhe fytyrës sime ishte i ftohtë, por duke parë veten si një avatar të AR, duke kërcyer drejtpërdrejt, ma çoi plotësisht mendjen. Performanca ime e parë për herë të parë me fuqinë e rrjetit 5G dhe platformës AR ishte kaq e pabesueshme dhe duket fenomenale!”.

Por vëmendja shpejt u kthye tek thyerja e rregullave që ajo bëri në nëntor, kur ajo u kap duke fluturuar privatisht në Egjipt dhe më pas në vend që të karantinohej për 14 ditë, ajo organizoi një festë ilegale për ditëlindjen e saj të 30-të, e cila u ndërpre nga policia.

The Mail On Sunday zbuloi se para ditëlindjes së saj këngëtarja fluturoi me avion privat në Kajro më 21 nëntor për të performuar në hotelin me pesë yje “W”.

Ajo u kthye të nesërmen dhe sipas rregullave të qeverisë për karantinën duhet të ishte vetë-izoluar për 14 ditë.

Në vend të kësaj, ajo organizoi një festë ditëlindjeje më 28 nëntor në restorantin ekskluziv ‘Casa Cruz’ në lagjen Notting Hill, në Londrën Perëndimore.

Pasi u kap nga policia, ajo pagoi një gjobë të rëndë prej 10 mijë funtesh për shkeljen e këtyre protokolleve, pasi ishte raportuar në polici, e cila hetoi restorantin, i cili, për çdo kalimtar, dukej i mbyllur.

Për këtë ajo kërkoi falje por u kritikua shumë nga mediat dhe njerëzit me emër.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme