Sonte super derbi Milan & Juventues

09:19 | 6 Janar 2021
Arbresh.info

E mërkura e 6 janarit do t’i ballafaqojë dy gjigantët e Serie A, Milan e Juventues.

Ata do të përballen në një ndeshje të zjarrtë, për shkak të rikthimit në formë të Milanit pas disa viteve jostabile në ligë.

Milan është lider në tabelë me 37, në total 10 pikë më shumë sesa Juventues që mban pozitën e pestë në tabelë, por me një ndeshje më pak kundër Napolit.

Një fitore e Milanit do ta largonte edhe më shumë Juventuesin nga kreu I tabelës, ndërsa në rast se ekipi nga Torino triumfon atëherë do t’ia rriste gjasat vetës në luftën për titull./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme