Premier Liga angleze ka konfirmuar sot një numër rekord prej 40 rastesh me Covid-19, brenda një jave.
Një total prej 2,295 lojtarësh dhe stafeve të klubit janë testuar brenda 28 dhjetorit deri më 3 janar, ku nga testimet ka rezultuar një numër rekord i rasteve pozitive me Covid-19, që nga qershori kur edhe rifilloi Premier Liga
Numri më i lartë i të prekurve deri sot ka qenë vetëm 18, por me testimet e reja është vendosur një shifër e re rekorde, ku nga 2,295 teste, 40 prej tyre kanë rezultuar pozitivë.
Në parim me protokollin anti Covid-19, të gjithë që janë infektuar, respektivisht lojtarë dhe staf i klubeve, do të hynë në vet izolim prej 14 ditësh./Arbresh.info/
Familja Myftari: Djali jonë humbi jetën në rrethana tragjike...
“E goditi disa herë me thikë”, policia jep detaje nga vrasja...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë
Policia sekuestron 5 armë zjarri gjatë javës së kaluar në ra...
Kryeprokurori Gashi: I dyshuari që theri për vdekje vëllain,...